Ilustrim

Pejë, arrestohet i dyshuari për ngacmim të një gruaje

Një burrë në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë i njëjti ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:50 në “Rrugën e UÇK-së” në Pejë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.