Pejë, 6 të dyshuar për narkotikë dalin para gjykatës

Gjashtë persona kanë dalur sot para Gjykatës së Pejës nën akuzat për vepra penale të narkotikëve.

Të akuzuarit Isuf Hasanaj, Ali Rexhaj, Liridon Muhametaj, Ilir dhe Bujar Pantina, akuzohen secili veç e veç për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Gjersa Leorand Rexhaj akuzohet nga Prokuroria e Pejës, për posedim të narkotikëve me qëllim shitje apo shpërndarje të narkotikëve.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit Leonard Rexhaj gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, i janë gjetur 752.69 gram narkotikë të llojit mariuhanë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ardian Hajdaraj, të akuzuarit Leonard Rexhaj dhe Ilir Pantina pranuan fajësinë.

Ndërsa të akuzuarit tjerë u deklaruan të pafajshëm për veprat penale qe iu vihen në barrë.

Gjykata ka veçuar procedurën ndaj të akuzuarve qe nuk e kanë pranuar fajësinë.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet sot gjatë ditës.