PDK pajtohet të votoj për Komisionet Parlamentare

Seanca plenare ku pritet të votohen 14 Komisione Parlamentare pritet të fillojë në ora 15:00.

Memli Krasniqi nga PDK tha se janë marrë parasysh ankesat e tyre nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Ne do të vazhdojmë sot në ora 15:00 pas diktimimeve të shumta u pajtuan me kërkesat tona dhe besoj janë krijuar kushtet për të mbajtur seancën dhe për të krijuar komisionet”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka komentuar edhe njëherë heqjen e fotografisë së Presidentit Thaçi nga zyra e kryekuvendares.

“Ne i kemi dërguar letër zyrtare zonjës Osmani dhe pakënaqësia jonë dhe bojkoti i saj, personalisht si kryetare ka të bëjë më shkeljen ligjore për protokollim e shtetit dhe përimrësimi i shkeljes ligjore nuk ka ndodhur ende në mungesë të kësaj e kemi në seancë foton e presidentit”, tha ai para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.