PDK kërkon të hiqet nga rendi i ditës projektligji për përcaktimin e pagës minimale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, ka ripërsëritur kërkesën për ta tërhequr nga rendi i ditës pikën për përcaktimin e pagës minimale nga seanca e Kuvendit të Kosovës.

Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se largimi i kësaj pike është refuzuar nga mazhoranca.

“Javën e kaluar ka qenë pika e përcaktimin e pagës minimale. PDK ka kërkuar të largohet kjo pikë dhe një çështje e tillë është refuzuar nga mazhoranca. Ne i bëjmë thirrje kësaj mazhorance ta tërheqin ligjin për përcaktimin e pagës minimale”, tha ai.

Sipas Tahirit, çështja e lënies anash të veteranëve është një pikë që nuk e përkrahin.

“Ju bëjmë thirrje prape që nesër të hiqet kjo pikë nga rendi i ditës sepse në asnjë rrethanë nuk duhet të kalojë kjo pikë”, tha ai.

Tahiri shtoi se të enjten në seancë do të jetë edhe çështja e Trustit.

“Duke zbut sado pak krizën ju bëjmë thirrje partive dhe mazhorancës që të reflektojnë karshi kërkesave të qytetarëve”, tha ai.

Sipas Tahirit, Qeveria do të duhej ta procedoj projektligjin për TVSh-në apo për akcizën e naftës.

Ditë më parë, para Kuvendit të Kosovës kanë protestuar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka prezantuar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Bekim Haxhiu plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Ai tha se tërheqja e një pjesë të kursimeve pensionale do t’i ndihmonte qytetarët pas krizave të ndryshme në dy vitet e fundit.

Deputeti i PDK-së e arsyeton iniciativën për tërheqjen nga Trusti