Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Deputeti i PDK-së e arsyeton iniciativën për tërheqjen nga Trusti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu e ka prezantuar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Bekim Haxhiu plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.
Ai tha se tërheqja e një pjesë të kursimeve pensionale do t’i ndihmonte qytetarët pas krizave të ndryshme në dy vitet e fundit.
Gjatë prezentimit, Haxhiu tha se sipas ndryshim plotësimeve, qytetarët do të mund të tërheqin 10 deri në 30% të shumës së kursimeve pensionale.
Ndërsa tha se përqindja e terhqjes nuk do të jetë për të gjithë e njëjtë.
“Qytetarët e Kosovës qe nga 2020 janë duke u përballur me kriza, andaj kemi inicuar këtë qe qytetarëve tu mundësohet tërheqja e një shume. Në nenin 1 saktësohet qëllimi, pjesemarrëseve te trust ju krijojet mundesia ligjote që të tërheqin 10 deri në 30 %. Në nenin 12 shtohe se pjesëmarrësit mund te tërheqin nga trusti ashtu që personat qe kanë më pak se 10.000 mijë euro kursime kane të drejte të tërheqin 30%, ata që kanë 10-20mije euro kane te drejt te terheqin deri në 25%; ata që kanë 20-30 mijë euro kanë të drejte te tërheqin 15% dhe ata që kanë më shumë se 40 mijë të mund të terheqin 10%”, tha ai.
Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Në fund të muajit prill të këtij viti, projektligji që ju mundëson qytetarëve tërheqjen e deri në 30 për qind të mjeteve nga TRSUT-i u ishte shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Ata që kanë deri 20 mijë euro të tërheqin 25 për qind. Për ata që kanë nga 20 mijë euro të kenë të drejtën e tërheqjes 20 për qind.