Pasuria e Ramiz Kelmendit Kalon 100 Milionët

Mbi 106 milionë euro e ka vlerësuar pasurinë e tij zëvendëskryeministri i vendit, Ramiz Kelmendi.

Pronari i ELKOS-it dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në vend në deklarimin e pasurisë e ka vlerësuar kapitalin aksionar me 106 milionë euro. Biznesmeni nga Peja që njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministër i vendit në deklarimin e këtij viti ka deklaruar ulje të pasurisë së paluajtshme  ndërsa ka treguar se gruaja e tij gjatë këtij viti ka pasur një rritje rroge në kompaninë ELKOS. Paga vjetore e gruas së Kelmendit sipas deklarimit është rritur për 30 mijë euro- nga 10,636.00 sa ishte vitin e kaluar në 43,187 euro në vitin 2016.