Pas vdekjes së nënës ankohet në polici, thotë se ndihma e shpejtë nuk shkoi me kohë

Një burrë është ankuar në Policinë e Kosovës pas vdekjes së nënës së tij.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka thënë se ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes.

“Dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës dje rreth orës 10:00.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.