Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot me vranësira konvektive dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

”Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Reshjet e shiut parashihen të përcjellën me shtrëngatë dhe me breshër nëpër vende të izoluara (kufizuara). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media