Pamjet kur ATK konstaton rritje çmimesh në Podujevë

Shpallja e coronavirusit pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë shkaktoi panik pothuajse në të gjithë botën.

Shumë qytetarë nga frika filluan të dalin nëpër dyqane ushqimore dhe të furnizoheshin me artikuj të ndryshëm në mënyrë që të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për një periudhë të caktuar.

Kallxo.com ka kërkuar nga ATK ti inspektoj disa biznese në rajonin e Podujevës .Cak i inspektimeve kanë qënë një dyqan mallërsash dhe një depo të barërave.

Inspektori i rastit në intervistë ka konfirmuar se kanë gjetur rritje çmimesh veçanërisht të barërave ndërsa bizneset do marrin gjoba sipas ligjit.

Kërkesa e madhe e qytetarëve nuk mbeti pa u shfrytëzuar nga pronarët e këtyre dyqaneve.

Çmimet përnjëherë u ngritën.
Ngritja e çmimeve  u pa si problematikë e re në Kosovë dhe shumë qytetarë filluan të reagojnë.

Reagimet e shumta të qytetarëve bën që ministri i Financave Besnik Bislimi, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj të ndërmarrin masa ndaj bizneseve për të cilat raportohet se i kanë ngritur çmimet e produkteve.

Lidhur me këtë situatë Administrata Tatimore e Kosovës hartoi një plan operativ në të cilin ju ofroi qytetarëve edhe një linjë telefonike për raportimin e këtyre rasteve.
Brenda dy ditëve në ATK u raportuan mbi 200 raste nga qytetarët të cilët pretendonin se shumë biznese kanë filluar ngritjen e çmimeve.
Për verifikimin e këtyre informacioneve u caktuan ekipe të ndryshme të inspektorëve tatimor.
KALLXO.com, përcolli nga afër inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës gjatë vizitave në disa biznese për të cilat ishte raportuar se i kanë ngritur çmimet.

Gjatë një kontrolli të filmuar nga KALLXO.com, inspektorët e ATK-së, bën verifikimin e secilit çmim në market.
Pas kontrollimit informacionet e qytetarëve dolën se ishin të sakta.

ë biznesin cili ishte subjekt i kontrollit inspektorët konstatuan dallime të çmimeve në rafte me çmimet të cilat paraqiteshin në faturë pas pagesës.
https://video.gjirafa.com/kontrollet-e-cmimeve
KALLXO.com, inkurajon qytetarët që në çdo rast kur vërejnë ngritje të çmimeve të raportojnë tek ne ose në Administratën Tatimore të Kosovës.
Ndryshe sot në Kosovë u konfirmuan dy rastet e para me Coronavirus.
Ato u konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë. Të prekurit janë një shtetase Italiane 22 vjeçare dhe një shtetas i Kosovës në moshë 77 vjeçare.