Pamjet e fundit Një grua nxirret nga rrënojat në zonën e Thumanit

Po vazhdon ende gërmimi nga ana e autoriteteve policore dhe ushtarake edhe në zonën e Thumanit.

Në një pjesë të këtij vendi janë rrëzuar katër ndërtesa dy nga to janë shembur plotësisht.

Ekipi i KALLXO.com raporton se para pak minutave njësitet policore dhe ushtarake të Kosovës dhe Greqisë kanë nxjerrë një grua për të cilën ende nuk ka informacion zyrtar nëse është e gjallë apo jo.

Ekipi i KALLXO.com ka qëndruar gjatë gjithë ditës në zonat e prekura më së shumti nga tërmeti 6.4 ballësh që ra në Shqipëri mëngjesin e sotëm.

KALLXO.com u sjell pamje dhe fotografi nga vendi ku po pritet të nxirret edhe një person tjetër.

Konfirmohet: E mitura e cila ishte nxjerrë orë më parë është e vdekur