Pamje: Qyteti i Vitisë në izolim nga coronavirusi

Qyteti i Vitisë që nga mbrëmë është duke u mbajtur në karantinë për shkak të identifikimit të një rasti me virusin corona.

Gazetari i KALLXO.com nga kjo komunë raporton se të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit janë të bllokuara nga policia ndërsa nuk lejohet askush të futet apo të dalë nga qyteti.

Pamjet tregojnë polic në hyrje të komunës të cilët ndalojnë çdo makinë.

Në fotograditë nga bllokadat shihen polic të cilët janë të pamaskuar.

Në anën tjetër pamjet nga rrugët kryesore të qytetit tregojnë për lëvizje të vogla të qytetarëve dhe prani shumë të vogël të makinave.

 

Pamje nga qyteti i Vitisë
Pamje nga qyteti i Vitisë
Pamje nga qyteti i Vitisë
Pamje nga qyteti i Vitisë
Pamje nga qyteti i Vitisë
Pamje nga qyteti i Vitisë