Foto: KALLXO.com

Pamje nga droni: Prishtina në tym e mjegull

Ditëve të fundit, Prishtina po përballet me nivel të lartë të ajrit të ndotur.

Përveç nga tymi i liruar nga termocentralet në Obiliq, gjendjen në kryeqytet po e rëndojnë edhe ekonomitë familjare, të cilat për ngrohje po përdorin qymyr.

Kështu, tymi, i përzier me mjegull dhe gazrat e liruara nga automjetet, po e çojnë ndotjen e ajrit në nivele të larta.

KALLXO.com ka pranuar sot xhirime të bëra gjatë ditës në kryeqytet me dron.

Pamjet tregojnë për ajrin e ndotur në pothuajse tërë qytetin.