Pamje - Ferizaj, policia rrahen me dy qytetarë

Një rrahje ka ndodhur para pak çastesh në qendër të qytetit të Ferizajt.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes në rrahje janë përfshire dy zyrtarë policorë me dy qytetarë.

Dëshmitarët kanë treguar se rrahja ka ndodhur për shkak se zyrtarët e policisë i kanë ndaluar fillimisht dy qytetarët për arsye të mosmbajtjes së maskës, e cila është e obligueshme në të gjithe vendet publike sipas vendimit të qeverisë.

Një qytetar ka dërguar një video nga vendi i ngjarjes ku shihet duke u rrahur njëri polic me një qytetar.

Për më shumë mund ta shikoni videon e cila ka ardhur në adresë të KALLXO.com.