Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor- Foto: Facebook

Pahor sot në Kosovë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot do të arrijë për një vizitë në Kosovë.

Ai me këtë rast do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi i Pahorit me Osmanin do të mbahet në orën 10:00, ndërsa me Kurtin në orën 11:20.

Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin slloven në kuadër të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin Ferenc Kajari.