Presidenti i Sllovenisë: Ibrahim Rugova do të shihte shumë mundësi për zgjidhjen e problemeve

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, sot gjatë konferencës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin tha se e pyet veten se në këto rrethana, Presidenti Ibrahim Rugova do t’i shihte problemet si mundësi për zhvillimin e Kosovës, për të ardhmen e saj, apo do t’i shqyrtonte ndryshe.

Pahor u shpreh i bindur se përkundër të gjitha problemeve që i ka Kosova, Ibrahim Rugova do të shihte shumë mundësi për zgjidhjen e tyre.

Ndërsa, Presidentja Osmani tha se Rugova është udhërrëfyesi jo vetëm i saj dhe i secilit qytetar që beson në Kosovën sovrane./Rtv21