Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, Hagë

OVL-UÇK thotë se dokumentet janë origjinale, Gjykata Speciale hesht

Sot, për të dytën herë, në zyrat qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës, u panë disa persona të cilët morën disa dokumente. Organizata po pretendon se në zyrë i janë dorëzuar dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e Gjykatës Speciale.

Në të dy rastet, sipas organizatës, zyrtarë të Dhomave të Specializuara tërhoqën këto dokumente.

Vetë krerët e OVL-UÇK-së thanë të enjten para gazetarëve se dokumentet të cilët u dorëzuan një ditë më parë në zyrat e tyre ishin origjinale, të Gjykatës Speciale. Kështu tha edhe avokati, Tomë Gashi, i cili prezantoi edhe një dokument që dëshmon se ku personat që morën dokumentet, janë zyrtarë të Gjykatës Speciale.

Raportimet për këto dokumente po i përcjellin edhe nga Haga e Holandës, atje ku e ka selinë Gjykata Speciale.

Në një përgjigje për KALLXO.com ky institucion i drejtësisë nuk ka dashur të komentojë mbi dokumentet e as personat të cilët po prezantohen se janë zyrtarë të kësaj gjykate.

“Ne i kemi parasysh raportimet e mediave për këtë çështje. Nuk kemi asnjë koment për të bërë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

Specialët në OVL UÇK për serinë e dytë të dosjeve

www.kallxo.com