Foto: Kallxo.com

Specialët në OVL UÇK për serinë e dytë të dosjeve

Në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ende janë duke qëndruar zyrtarët e Dhomave të Specializuara të cilët kanë ardhur një ditë pasi drejtues të organizatës publikuan serinë e dytë të dokumenteve për të cilat ata pretendojnë se janë dosje të Gjykatës Speciale ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Zyrtarë të OVLUÇK thonë se këto dosje janë sjellë sërish nga një person i panjohur.

Ata janë në takim me kryetarin e OVL UÇK, Hysni Gucati, dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Nga takimi për disa minuta ka dalë Haradinaj i cili ka thënë se janë duke pritur avokatin e tyre deri sa të vijë.

“U detyruan të presin avokatin deri sa të vjen”, tha Gucati.

Sipas informacioneve zyrtarët e Dhomave të Specializuara kanë ardhur në ketë organizat për të marrë disa dosje

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura.

Foto: Kallxo.com