Takimi Mbreti Mbreti Charles III me Vjosa Osmani. Foto: Facebook/ Vjosa Osmani.

Osmani uron Mbretin Charles III: Lidhjet mes dy vendeve do forcohen gjatë mbretërimit të tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Bretin Charles III me rastin e kurorëzimit të tij në fronin mbretërorë të Mbretërisë së Bashkuar.

Osmani thotë se aleanca dhe lidhjet mes dy popujve do të vazhdojnë të forcohen gjatë mbretërimit të tij.

“Urimet tona të përzemërta Madhërisë së Tyre Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për këtë kurorëzimin historik. Aleanca midis dy vendeve tona dhe lidhjet midis popujve tanë të vazhdojnë të forcohen gjatë mbretërimit të Mbretit”- shkruan Osmani në twitter.

Për herë të parë në shtatë dekada, një monark i ri britanik është kurorëzuar zyrtarisht.

Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby i vendosi kurorën e Shën Eduardit mbi kokë Charles III-të, pjesa më e rëndësishme e shërbimit të kurorëzimit.

Charles ngjitet në fron si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar – VIDEO