Osmani: Kosova e përkushtuar për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Luksemburg është pritur në takim nga, Duka i Madh i Luksemburgut Henri.

Sipas një komunikate për media nga zyra e Presidencës, në takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve blaterale.

“Në takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani ka falënderuar Dukën e Madh për mbështetje e vazhdueshme ndaj Kosovës”- thuhet në komunikatë.

Në njoftim bëhet e ditur se Osmani dhe Duka kanë diskutuat edhe për zhvillimet e dundit politike dhe të sigurisë në Kosovë.

“U diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me ç`rast Presidentja Osmani rikonformoi përkushtimin e Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit”- thuhet në kumtesë.

Presidenca njofton se presidentja Osmani i ka bërë ftesë Dukës së Madh të Luksemburgut Henri për një vizitë në Kosovë në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe në veri të vendit.

Policia e cilësoi këtë si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.