Osmani falënderon ndërkombëtarëtt që nënshkruajtën letrën dërguar SHBA-së, BE-së e Britanisë së Madhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Twitter, ka falënderuar të gjithë ndërkombëtarët nga vendet të ndryshme perëndimore që kanë nënshkruar letrën përmes së cilës i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së e Britanisë së Madhe që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Osmani ka falenderuar deputeten britanike, Alice Kearns, për siç u shpreh ajo, përpjekjet e saj të palodhshme.

“Faleminderit Alicia Kearns për përpjekjet tuaja të palodhshme në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë”- ka shkruar Osmani në Twitter.

“Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë!”-ka shtuar ajo.

Në letrën drejtuar SHBA-së dhe Britanisë së Madhe këta politikanë kishin përmendur se për shkak të frikës se Beogradi orientohet drejt Rusisë, Perëndimi po ndjek politike të butë ndaj Serbisë.

Aty po ashtu përmendet edhe rrëmbimi i tre policëve kosovarë para pak muajsh dhe mungesa e presionit ndaj Serbisë.

“Mungesa e presionit ndaj Serbisë pas arrestimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjësi për sulmet ndaj forcës së sigurisë së NATO-s KFOR nënvizon ‘mungesën aktuale të paanshmërisë në trajtimin e pikave të tilla problematike’”, thuhet më tej.

https://kallxo.com/lajm/cka-thuhet-ne-letren-e-kearns-dhe-merezhkos-per-kosoven-qe-iu-dergua-shba-se-be-se-dhe-britanise/