Osmani dhe Kurti kanë udhëtuar për në ShBA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar në SHBA për të marrë pjesë në varrimin e ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright. Mikja e madhe e Kosovës, Madeleine Albright, ka vdekur më 23 mars.

Pala kosovare po merr pjesë atje me ftesë të familjes Albright.

Sipas paralajmërimit, gjatë qëndrimit në Washington ata do të realizojnë edhe takime të tjera.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Albin Kurtit në ShBA si kryeministër i Kosovës. Kurti ka marrë drejtimin e ekzekutivit që nga marsi i vitit të kaluar.

Në fund të muajit shtator të vitit 2021 në Kosovë kishte dyshime nga opozita se kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i ishte refuzuar viza për të udhëtuar në SHBA. Në atëkohë lajmi u denocua si i rrejshëm, ndërsa premtimi i kryeministrit që vizita do ndodhë në nëntor 2019 nuk ndodhi.

E i pyetur për këtë çështje në mars të këtij viti, Kurti kishte thënë se në SHBA do të shkoj për dhjetë ditë ose dy javë.

Kurti edhe me një paralajmërim, thotë se në maj shkon në Amerikë