Kurti edhe me një paralajmërim, thotë se në maj shkon në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot gjatë ditës se në muajin maj do ta jetë ne Amerikë për vizitën e tij të parë zyrtare në këtë shtet mik.

“Siç e kam thënë edhe më herët, në muajin maj do të udhëtoj për ShBA për takime zyrtare atje edhe me politikanë dhe diplomatë dhe udhëheqës por gjithashtu edhe me mërgatën tonë, studentë e profesionistë, e komunitetin e biznesit”, tha ai.

Kurti në një konferencë për media, ka komentuar edhe vizitën e ambasadorit të Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq si dhe takimin e tij me presidentin e ShBA-së, Joe Biden.

“E di që është trumpetuar tejet shumë një fotografi në shtëpinë e bardhë kur ambasadori i Serbisë, për çështje protokollare ka takuar fare shkurtimisht më shumë për fotografi sesa bisedë presidentin e ShBA-ve, Joe Biden”, tha Kurti.

Sipas Kurti fotografia e shpërndarë është vetëm protokollare.

“Të gjithë ambasadorët e akredituar ju bie që ta bëjnë këtë gjë, është e padrejtë është e gabueshme është e dëmshme që të fyhet kjo gjë përtej domethënies protokollare e zyrtare që ka”, tha ai.

Albin Kurti ka marrë drejtimin e ekzekutivit që nga marsi i vitit të kaluar, por një vizitë e tij në SHBA ende nuk ka ndodhur.

Në fund të muajit shtator të vitit 2021 në Kosovë kishte dyshime nga opozita se kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i ishte refuzuar viza për të udhëtuar në SHBA. Në atëkohë lajmi u denocua si i rrejshëm, ndërsa premtimi i kryeministrit që vizita do ndodhë në nëntor 2019 nuk ndodhi.

E i pyetur për këtë çështje në mars të këtij viti, Kurti kishte thënë se në SHBA do të shkoj për dhjetë ditë ose dy javë.

“Por nuk vjen në shprehje rishikimi i buxhetit në mes vit pa shkuar unë në ShBA, sepse po e shoh se ndoshta ju jeni më të interesuar se unë. Edhe unë jam i interesuar që të shkoj, edhe kjo do të ndodhë në këtë pranverë. Edhe jo që do të shkoj, por edhe do të kthehem. Do të më duhet të qëndrojë pak më shumë se zakonisht ashtu që edhe do të mund të ma bëni pyetjen “e kur do të ktheheni”, u përgjigj kryeministri Kurti në pyetjen e KALLXO.com.

Kurti tregon arsyet e shtyrjes së vizitës në ShBA