ORCA paralajmëron marsh protestues për plagjiaturën në UP

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) sot ka mbajtur aksion simbolik para rektoratit të UP-së kundër Këshillit të Etikës së UP-së, me moton “Veting në Arsimin e Lartë!”.

Kjo organizatë kanë kërkuar nga UP-ja që të hetojë dhe ndëshkojë profesorët që bën plagjiaturë dhe mashtrime.

Kjo organizatë, sipas një njoftimi për media ka thënë se tashmë për dy vite me radhë i kemi shtjerrë të gjitha mjetet institucionale të adresimit të problemeve përmes raporteve, tryezave, kampanjave, takimeve e formave të tjera.

Ata kanë shtuar se mungesa e seriozitetit nga ana e Universitetit, ka bërë që tani të përdorim mjete tjera demokratike, kështu duke e organizuar një marsh me 4 dhjetor 2019.

“Prandaj, më 4 dhjetor 2019 ftojmë të gjithë qytetarët, studentët, organizatat studentore, organizatat e shoqërisë civile që të bashkohen në marshin me kërkesat për: 1. Krijimin e komisionit për verifikimin e plagjiaturave; 2. Krijimin e komisionit për verifikimin e titujve akademikë”, është bërë e ditur në njoftim.