Hekuran Murati FOTO: Amire Qamili

Opozita kërkon të dhëna nga thesari për ekzekutimin e subvencionit për krizë energjetike, pozita nuk merr pjesë në votim

Komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga qeveria  nuk ka pasur kuorum që të votojë dërgimin e kërkesat me shkrim të deputetëve opozitar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të diskutuara gjatë intervistimit të ministrit, Hekuran Muratit.

Kërkesa këto për të ditur ekzekutimin e mjeteve nga subvencioni për krizë energjetike të zotuar nga Qeveria.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se po kërkojnë obligimin që ka hy qeveria e Kosovës në periudhën që po e heton komisioni.

“Ne po kërkojmë obligimet që ka marr qeveria për këtë periudhë që ne konsiderojmë që ka qenë periudhë që nuk ka pas import”- tha ai.

Deputetët e grupit parlamentar të LVV-së nuk morën pjesë në votim.

Deputeti Driton Selmanaj tha se ministri ishte shprehur i gatshëm që të jep qasje me shkrim.

Murati intervistohet nga Komisioni Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike – LIVE