Oda e Avokatëve mblidhet për zgjedhjen e 41 delegatëve për Kuvendin e Përgjithshëm

Oda e Avokatëve të Kosovës filloi mbledhjen e kuvendit zgjedhor të Degës Regjionale të Prishtinës.

Gjatë këtij kuvendi pritet të zgjidhen 41 delegatë për kuvendin e përgjithshëm të Odës.

Me fillim të këtij kuvendi me propozimin e kryetarit të Degës Regjionale të Prishtinës, Nasuf Hasanit u vendos që kryesinë e punës së këtij kuvendi ta udhëheqin avokatët: Xhafer Maliqi, Dren Salihu, Ali Latifi, Ramë Dreshaj e Saranda Keqekolla.

Nga më tepër se 500 avokatë të kësaj dege do të zgjidhen 41 delegatë që do ta përfaqësojnë Odën e Avokatëve në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës.