Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Obiliq, katër persona tentuan të vjedhin kabllo elektrike

Në orët e para të 30 qershorit, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast vjedhje në Obiliq.

Një person është ankuar në polici duke thënë se ka hasur në katër persona të panjohur të cilët kanë qenë duke tentuar të vjedhin kabllo elektrike në një objekt.

Policia, pas pranimit të informatës ka dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të pistoletës me gaz.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 01:04.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.