Foto: Policia e Kosovës/ Facebook

Obiliq, gjendet një fëmijë nën urë në afërsi të lumit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:00 zyrtarët e stacionit policor në Obiliq kanë arritur të gjejnë një fëmijë të moshës katërvjeç në rrethana potencialisht të rrezikshme për të.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Obiliq, me ç ‘rast fëmija kishte kaluar hekurudhën dhe ishte futur nën urë në afërsi të lumit.

Sipas Policisë, fëmijës më pas i është ofruar ndihma mjekësore.

“Ndërkohë që fëmija është gjetur dhe i është ofruar ndihma mjekësore, i njëjti është kthyer në përkujdesjen e prindërve” – thuhet në njoftim.