Ilustrim

Obiliq, arrestohet një i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe të bijës

Një burrë është arrestuar në Obiliq pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe bijës së tij të mitur, njofton Policia.

Sipas Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. 

Rasti ka ndodhur të martën në orën 9 të mbrëmjes.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar vepër penale “dhunë në familje”.