Shkolla fillore dhe e mesme e ulët ''Hilmi Rakovica'' në Prishtinë, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Nxënësit mësojnë në klasë pa derë e me xham të thyer

Nxënësit e klasës së pestë në shkollën fillore të mesme të ulët “Hilmi Rakovica” në Prishtinë janë duke mësuar në klasë me derë të prishur dhe me xhamin e dritares të thyer.

KALLXO.com ka vizituar këtë shkollë dhe ka parë nga afër problemet e raportuara.

Gjithashtu ekipi ka provuar të flasë me drejtorin e shkollës, por nga drejtoria e shkollës kanë treguar që kanë bërë kërkesë në Drejtorinë e Arsimit dhe se problemi do të rregullohet gjatë javës.

Në këtë shkollë mësimi zhvillohet nga ora 7:45 deri në 17:00 me katër ndërrime sipas skenarit A.

Më poshtë mund të shihni fotografitë: