Nuk zbatoi urdhrin e ndaljes, rrezikoi të godas një polic me veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një polic dje është rrezikuar nga një person i cili nuk iu kishte bindur urdhërave për ndalje nga njësia policore që ishte në një pikë kontrolli në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari me një veprim të tillë ka rrezikuar që të godas zyrtarin policor.

Gjithmonë duke iu referuar raportit 24 orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Tutje është njoftuar se i dyshuari është paraqitur në stacionin policor, ku edhe është intervistuar.

“Me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia.