Nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes, policia tërhiqet nga Stacioni i Autobusëve

Policia e Kosovës ka filluar të tërhiqet nga stacioni i autobusëve  në Prishtinë pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.

Pas gati 2 orësh, Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes brenda zonës së Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Për shkak të dyshimeve se në këtë zonë mund të gjendet një mjet shpërthyes, Stacioni i Autobusëve ishte mbushur me njësitë e ndryshme të Policisë së Kosovës, Prokurorisë e Forenzikës.

VIDEO – Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë