Ilustrim

Nuk i ndalen Policisë, gjuajnë qesen me drogë nga vetura

Janë raportuar dy raste në dy qytete të ndryshme ku dyshohet se disa persona posedojnë substanca narkotike.

Në Prishtinë janë arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit dyshohet se deri sa kanë qenë në veturë në lëvizje i’u është kërkuar që të ndalojnë nga policia dhe në momentin para së të ndalonin njëri prej tyre kishe hedhur një qese të vogël me substanca narkotik të llojit kokainë me peshë 1.1 gr.

Gjatë intervistës të dyshuarit kanë mohuar se substanca e hedhur ishte e tyre.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Podujevë janë arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit posedojnë substanca narkotike.

Në momentin që njërit prej të dyshuarve i’u është dhënë mundësia që të kontaktoj me avokatin e tij ai ka marrë në telefon familjarët e tij dhe ka kërkuar nga ata largimin e armëve nga shtëpia.

Pas kësaj telefonatë, me urdhër të gjykatësit janë kontrolluar dy shtëpitë e të dyshuarve ku në njërën prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar:  një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me 5 fishekë.

Në konsultim me prokurorin janë iniciuar lëndët e rasteve, ndërsa  të dyshuarit pas intervistës janë liruar në procedurë të rregullt.