Nuk i deklaroi në pikën kufitare të Kakavijës, qytetares i sekuestrohen 23 mijë euro

Policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës ia ka sekuestruar një qytetareje 23 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e dorës së shtetases A. T. (pasagjere në mjet) 23,000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja A. T., 46-vjeçe, banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale – mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi.