Një tjetër grup i refugjatëve afganë niset nga Kosova për në SHBA

Një tjetër grup i refugjatëve afganë që kanë qenë të strehuar përkohësisht në Kosovë, sot janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane, duke shprehur falënderim për Kosovën.

“Sot pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe atyre mjekësore, një grup tjetër i të evakuuarve afganë u nis nga Kosova për në SHBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afër 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya, janë larguar për të filluar një jetë të re më familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë”, ka shkruar Ambasda Amerikane në ‘Facebook’.

Kosova kishte pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara, për strehimin e refugjatëve afganë në vendin tonë, pas marrjes së pushtetit të talebanëve në Afganistan. Shpenzimet e qëndrimit të refugjatëve në Kosovë i ka mbuluar vetë qeveria amerikane.

Qeveria amerikane do të mbulojë shpenzimet për refugjatët afganë në Kosovë