Ilustrim | Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një punëtor lëndohet nga skelet në Ferizaj, dërgohet në QKUK

Një person nga Ferizaj ka përfunduar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimit të marrë nga skelet.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani, për KALLXO.com bëri të ditur se të lënduarit ndihma e parë i është dhënë në Ferizaj.

“Një person, punëtor është lënduar nga skelet, i njëjti pas kontrollit dhe dhënies së ndihmës së parë në emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK”- ka bërë të ditur Shabani.

Si pasojë e aksidenteve në punë, nga viti 2011 e deri në gjysmën e vitit 2022 nga aksidentet në punë kanë vdekur 145 punëtorë.

Të dhënat tregojnë që veprimet e institucioneve nuk kanë arritur të ndikojnë në uljen e vdekjeve pasi numri i vdekjeve është rritur vit pas viti.

Këto të dhëna kanë dalë nga hulumtimi, “Trajtimi i rasteve të të drejtave të punëtorëve nga Inspektorati i Punës dhe i Gjyqësorit”, realizuar nga hulumtues të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), shpërfaqet niveli i ulët të sigurisë së punëtorëve në vendin e punës.