Një pjesë e kafkës së njeriut është gjetur në afërsi të Gërmisë, rasti po hetohet
Dy persona në Prishtinë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se kanë hasur në disa eshtra të cilat dyshohen se janë të njeriut përkatësisht, një pjesë e kafkës.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Duhet ta presim raportin e mjekësisë ligjore, mund t’iu tregoj se diku kah Gërmia janë gjetur eshtrat” – ka thënë Ahmeti.
Ndwrsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ditor Haliti për KALLXO.com bëri të ditur se eshtrat janë të njeriut dhe është gjetur një pjesë e kafkës.
“Eshtrat janë të njeriut. Është gjetur një pjesë e kafkës, është sjellë në IML për t’u ekzaminuar. Ne sot kemi dal në vendin e ngjarjes, jemi duke shkuar mos po gjejmë pjesë të tjera. Një herë për një herë nuk kemi gjetur asgjë dhe do të shohim deri në fund të ditës a po gjejmë diçka”- tha Dior Haliti për KALLXO.com.
Dyshohet për gjetje të mbetjeve mortore, policia po heton rastin