Një muaj paraburgim për Dejan Pantiqin

Ish-policit serb, Dejan Pantiq iu është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ai dyshohet për “kryerjen e veprës penale terroriste”.

Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës.

Sipas ministrit Xhelal Sveçla, Pantiq “sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor”.