Një meny ushqimi e anijes së fundosur ‘Titanik’ shitet për mbi 100,000 dollarë

Një meny e rrallë e klasit të parë nga anija “Titaniku” është shitur për 102 mijë dollarë të shtunën, si pjesë e një ankandi me relikeve të ndërlidhura me anijen oqeanike të fundosur, shkruan CNN.

E njollosur rëndë me ujë, me disa nga germat e fshira pjesërisht, menyja ka të ngjarë të ketë përfunduar në Atlantikun e Veriut për një kohë kur Titaniku u fundos në orët e para të 15 prillit të vitit 1912, thotë shtëpia britanike e ankandeve Henry Aldridge and Son Ltd.

Menyja e shpëtuar përfundimisht e detajon darkën e parë në bord pasi Titaniku nisi lundrimin nga Queenstown, Belfast dhe zbulon bollëkun në ushqime që do të kishin pasur në posedim pasagjerët e klasit të parë të anijes.

Opsionet e darkës në atë natë të 11 prillit përfshinin goca deti, fileto viçi me krem rrikë dhe majdanoz pure, me ëmbëlsira duke përfshirë Bordaloue kajsi – një lloj torte – dhe puding Victoria.

Duket se nuk ka shembuj të tjerë të mbijetuar të menysë së klasit të parë për atë natë specifike, zbuloi shtëpia e ankandeve pasi u konsultua me muzetë me koleksionet e Titanikut dhe foli me koleksionistët kryesorë të relikeve.

Artikuj të tjerë në ankand ofrojnë një vështrim të shkurtër në jetën e 2,223 pasagjerëve dhe ekuipazhit në bordin e Titanikut, prej të cilëve vetëm 706 mbijetuan.

Një batanije tartan e përdorur nga një prej atyre të mbijetuarve për të qëndruar ngrohtë në një varkë shpëtimi u vlerësua nga shtëpia e ankandeve si “një nga objektet më të rralla tredimensionale që kemi parë” dhe u shit për 117,000 dollarë.

Më parë, batanija i përkiste Frederick Toppin, i cili, në cilësinë e tij si Ndihmës Drejtor i Përgjithshëm në Nju Jork i kompanisë që e zotëronte Titanikun, e kishte blerë atë në një skelë të Nju Jorkut kur takoi pasagjerët e shpëtuar që dilnin në breg, thotë shtëpia e ankandeve.

Por 1,517 pasagjerët në bordin e Titanikut nuk mbijetuan dhe një orë xhepi që i përkiste Sinai Kantor, një emigrant rus që udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara në kategorinë e dytë, shënon momentin kur ai hyri në ujë dhe më vonë vdiq. Ora u shit me 119,000 dollarë për t’u bërë objekti më i shtrenjtë i shitur në ankandin e së shtunës./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala