Nxirren mbetje të nëndetëses “Titan”

Pjesë të nëndetëses turistike “Titan” e cila u zhduk një orë pas nisjes drejt mbetjeve të anijes “Titanik”, janë parë për herë të parë që nga incidenti.

Mbetjet metalike nga nëndetësja “Titan”, në të cilën kanë vdekur pesë persona, u shkarkuan nga anija “Horizon Arctic” në Kanada, të mërkurën.

Fotografitë treguan copa metalike nga nëndetësja.

Zyrtarët e Rojës Bregdetare të SHBA kanë treguar për mbetjet e gjetura.

Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo u zhduk pas 90 minutave asi filloi ekspeditën që po realizohej te mbetjet e anijes së famshme të përmbytur në vitin 1912 “Titanik”, e cila ndodhet në një thellësi prej 3,800 m në Atlantikun verior.

Kreu i OceanGate, i cili organizoi zhytjen, 61-vjeçari Stockton Rush; eksploruesi britanik Hamish Harding, 58 vjeç; Shahzada Dawood, 48 vjeç, dhe djali i tij, Suleman Dawood, 19 vjeç; dhe zhytësi francez Paul-Henry Nargeolet, 77 vjeç, vdiqën të gjithë në incident./BBC