Një i vdekur nga COVID-19 në Gjilan

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se një pacient nga fshati Zhegër e Gjilanit ka vdekur sot nga virusi COVID-19.

“Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 512 të infektuar, 334 të shëruar, 161 raste aktive, 41 pacientë të hospitalizuar dhe 40 mostra në pritje”, ka shkruar Haziri.

Haziri ka shkruar se këto vdekje duhen të jenë alarm për të gjithë dhe ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat.

Ndërsa edhe kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, ka njoftuar se sot kanë vdekur dy pacientë nga COVID-19  në Kamenicë.

Dy të vdekur nga COVID-19 në Kamenicë