Qyteti i Kamenicës

Dy të vdekur nga COVID-19 në Kamenicë

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati ka bërë të ditur se dy pacientë kanë vdekur nga virusi COVID-19 në Kamenicë.

Sipas Kastratit, pacientët e vdekur janë të moshës 74 dhe 71 vjeçare.

“Bilanci me COVID-19 në komunën tonë: 107 raste të identifikuara, 76 të shëruar plotësisht, 23 raste aktive, 8 të vdekur”, ka shkruar Kastrati.

Ndërkohë, edhe në komunën e Suharekës sot është konfirumuar një vdekje  nga COVID-19.

Ndërsa në 24 orët e fundit, sipas IKShPK-së, kanë vdekur 13 pacientë nga COVID-19 në Kosovë.

Vdes një paciente me COVID-19 nga Suhareka