Një i vdekur e 3 të lënduar në aksidentin mes një kamioni dhe një veture në autostradën “Arbën Xhaferi"

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin mes një kamioni dhe automjeti në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxhaj, në një deklarim për KALLXO.com ka bërë të ditur se deri ta kryejë Mjekësia Ligjore procesin do ketë bllokim rruge në këtë lokacion.

“Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi ” në Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaqanik. Policia ka reaguar në vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet. Raportohet se një person ka humbur jetën  në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kanë marr lëndime trupore, njëri nga ta me lëndime më të rënda dhe është përcjellë për trajtim mjekësor”- ka bërë të ditur Hoxha.

Tutje, ai potencoi se njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostradë janë marrë me rastin dhe deri në përfundimin e vend shikimit nga Mjekësia Ligjore do të ketë bllokim të rrugës në këtë lokacion.