Një i burgosur në Dyz, porosit përmes telefonit vrasjen e një oficeri korrektues

Një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë dyshohet se ka porositur një ish- të burgosur për të vrarë një oficer.

Sipas raporteve zyrtare të Policisë së Kosovës, porosia për vrasje është bërë përmes telefonit.

Policia këtë rast e kishte pranuar nga një zyrtar korrektues në këtë institucion.

Ky rast është duke u hetuar për kanosje të zyrtarit.

Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme.

“Ankuesi mashkull kosovar, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull kosovar përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull kosovar që ta vras oficerin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.