Foto: Ilustrim

I burgosuri sulmon oficerin korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë

Një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz ka sulmuar fizikisht oficerin korrektues gjatë ditës.

Ndaj të burgosurit është iniciuar rast në Polici ndërsa oficeri është dërguar për tretman mjekësor brenda institucionit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Florent Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Lidhur ne rastin ju njoftojmë se në BSL i burgosuri ka sulmuar fizikisht Oficerin Korrektues. Reagimi i Stafit të Sigurisë ka qenë i shpejtë dhe menjëherë është marrë situata në kontroll. Ndaj të burgosurit është iniciuar rasti në Polici, ndërsa Oficeri Korrektues është dërguar në stacionar të institucionit për tretman mjekësorë”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.