Ilustrim

Një grua raporton në Polici se është kanosur nga ish-kunati i saj

Një grua nga Ranillugu është ankuar në Policinë e Kosovës së është duke pasur kërcënime dhe dhunë psikike nga vëllai i ish-bashkëshortit të saj, pra ish-kunati i saj.

Policia ka thënë se rasti, i iniciuar si “Kanosje” është raportuar dje nga ana e ankueses.

Tutje është thënë se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.