Një grua raportoi se u sulmua seksualisht nga taksisti

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një taksist.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 qershor 2022 në orët e para të mëngjesit në rajonin e Prishtinës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.