Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një burrë gjendet pa shenja jete para shtëpisë së tij në Gjakovë

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje para shtëpisë së tij në Gjakovë.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:40.

Policia ka njoftuar se sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”- thuhet në njoftim.