Ilustrim

Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete dje në fshatin Poslisht të Prizrenit.

Në njoftimin policor është thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:05 dhe se ka dyshime se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

“Njësitë relevante policore dhe ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës” – ka thënë Policia.

Tutje në njoftimin e Policisë është thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një gëzhojë plumbi që dyshohet se është përdorur në rast si dhe 13 fishekë.

Gjithashtu është thënë se në vend ngjarje janë sekuestruar edhe dy pushkë me 20 fishekë, dy revole, gjashtë karikator dhe 130 fishekë.

Policia tutje ka njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.