Një 63 vjeçare me COVID-19 në gjendje të rëndë

Një 63 vjeçare e infektuar me virusin COVID-19 është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po mbahet në repartin intensiv në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, infektologu Valbon Krasniqi.

“36 pacientë i kemi sot në Klinikë që janë të prekur me COVID-19, prej tyre 5 i kemi me oksigjenoterapi, një e kemi në gjendje të rëndë, 63 vjeçare e gjinisë femërore, e cila është në repartin intensiv në Klinikën Infektive dhe 4 i kemi që përveç që janë të prekur me COVID-19, janë edhe me dializë”, ka thënë Krasniqi përmes telefonit.

Ditën e djeshme nga 243 testime, 7 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, duke e rritur numrin e të infektuarve në Kosovë në 806, ku 271 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

Testohen 243 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet