Lajm i Fundit, Coronavirus

Testohen 243 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar vetëm 7 persona të infektuar me COVID-19. Kurse, numri i të shëruarve është 22.

Kështu ka bërë të ditur, Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia në një postim në Facebook, i cili tha se sot janë bërë 243 testime.

“Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19.  Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitve të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave”, ka bërë të ditur Vitia.

Deri më tani, në vend janë 806 persona të infektuar me COVID-19, 271 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

Kurse sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka prezantuar masat e lirimit pas kufizimeve strikte të ndërmarra javë më parë.
https://kallxo.com/lajm/nga-e-hena-zgjatet-orari-i-qarkullimit-nga-90-minuta-ne-3-ore/